Skip to content

Gjest i madh! “Nuk dua të iki ng kjo botë me para në bankë”, pronari i paguan shkollën fëmijëve te punëtorëve të tij

    Pronari zakonisht eshte figura me pak e dhashur për punëtorin, por ky nuk është rasti i 80-vjeçarit Vinicio Bulla.

    Vinicio është një binzesmen nga Caltrano, provincë e Italisë me rreth 2500 banorë dhe është pronar i kompanisë “Rivit Spa” me të cilën prodhon çelik special.

    Çeliku i prodhuar nga kompania e Vinicios përdoret në platforma nafte në të gjithë botën.

    Por, 80-vjeçari Vinicio ka vendosur që pasurinë e tij të mos e “ndryshkë” në banka.

    Ai tha për Il Messaggero:

    Nuk dua të iki nga kjo botë me para në bankë. Dua të ndihmoj ata që kam pranë!”
    Kështu, italiani u ka ofruar 150 punëtorëve të tij ndihmesë për pagesën e shkollimit të fëmijëve të tyre.

    Me vendim të vetë Vinicios, pasuria e tij është ngrirë në bankë dhe ai paguan rreth 6600 euro në vit për shkollimin e çdo fëmije të punëtorëve të tij, duke nisur që nga çerdhja, kopshti e deri në universitet.