“Gjermania po na merr krahun e punes” Rama: Jemi te shqetesuar..

174
0

Gjate vizites ne Panairin ne Itali, Rama, në fjalën e mbajtur bashkë me Vucic dhe Kovaçevskin, theksoi se kur vjen fjala për procesin e integrimit në BE,  jemi shumë të prirur të përmbushim detyrat dhe nuk do të kërkojmë përshpejtime artificiale.

Ndërkohë krahas këtij komenti, nuk ka lënë pa përmenduar edhe faktin se Gjermania po rrit numrin e fuqisë punëtore, gjë që ka prekur edhe vendin tonë, prandaj ai ka zgjedhur ta cilësojë si një shqetësim madhor.

“Duhet të jemi shumë të mirë në detyrat tona të shtëpisë, por ka disa gjëra që duhet të ndryshojnë. Jemi të shqetësuar për vrullin që kanë vende si Gjermania në kërkim të krahut të punës. Është legjitime që ta bëjnë këtë, por edhe ne jemi në qendër të Evropës dhe do të diskutojmë edhe për këtë në takimin e majit”, deklaroi Rama.