5.5 C
Tirana

Gjermania ndryshon qendrim, lejon hyrjen në vend për 11 vende jashte BE.

Date:

Share:

Duke filluar nga data 1 korrik, qytetarë nga 11 vende joanëtare të BE-së mund të shkojnë në Gjermani pa kufizime, ndërkohë që për vendet e tjera, këto lehtësime janë me rezerva, njoftoi tagesschau.de. Në listë nuk janë Turqia dhe SHBA, por as Serbia, Ruanda apo Algjeria.

Sipas vendimit të qeverisë gjermane, kjo vlen për qytetarët nga Australia, Gjeorgjia, Kanadaja, Mali i Zi, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji. Për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën, lehtësimi vlen me reciprocitet, pra nëse këto vende gjithashtu lejojnë gjermanët të hyjnë përsëri. ”Lehtësimet do të hyjnë në fuqi nesër”, njoftoi Ministria Federale e Brendshme

Qeveria Federale në këtë mënyrë bazohet kryesisht në një vendim të vendeve anëtare të BE-së. Lista do të rishikohet çdo dy javë. Ekzistojnë gjithashtu mundësi të gjera hyrëse për qytetarët nga të gjitha vendet jashtë BE-së, të cilët kanë një arsye të rëndësishme për të udhëtuar. Këta mund të jenë gjermanë ose njerëz me të drejtë banimi në Gjermani, punëtorë sezonalë në bujqësi, marinarë ose pasagjerë në trafikun tranzit.

Në të ardhmen, numri i infeksioneve të reja me Covid-19 do të jetë vendimtar për lehtësimin e kufizimeve të hyrjes. Për më tepër, trendi për të njëjtën periudhë dhe mënyra se si shteti përkatës merret me pandeminë duhet të luajë një rol. Për udhëtarët nga zonat me rrezik të lartë, një detyrim 14-ditor i karantinës vazhdon të zbatohet nëse ata nuk kanë një rezultat negativ të testit për virusin

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

U votua në parlamentin italian, si do të veprohet me pensionet e shqiptarëve në Itali

Admirim Sada tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një muaj që ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur vitet e punës...

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.