Gjermania kufizoi AstraZeneca-n, mjeku shqiptar ne Gjermani: Nëse jeni poshtë 60-vjeç prisni, mos e bëni

836
0

Rikthehet serish debati për vak sinën e AstraZeneca. Gjermania vendosi që vaksina të injektohet vetëm te personat mbi 60-vjeç deri në një vendim të dytë. Por cilat janë zhvillimet e fundit nga studimet gjermane? Drilon Çupi, specialist i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani në një bisedë në ABC u shpreh se vendimi erdhi pas rritjes së rasteve me tro mpozë pas vaks inimit me AstraZeneca.

Në Gjermani është ndezur sërish llampa e kuqe, pasi janë evidentuar raste të tjera. Nga 15 marsi deri dje ka pasur një raportim të rasteve të reja lidhur me tropozën, në 15 mars ishin 2 raste, ndërsa deri dje janë shtuar 30 raste, femrat kanë qenë më predominante. Dje në Gjermani kanë qenë orët vendimtare, pasi u vendos që nga 60-vjeç e poshtë mos të vaksinohen me AstraZeneca, vetëm nga 60 vjeç e sipër.

EMA ka dhënë një prononcim sot që tregon se vaksinimi me AstraZeneca të vazhdojë dhe ka bërë një grup pune, ekspertë që po hartojnë të gjithë dokumentacionin për ekspertizën e këtyre rasteve. Kemi edhe qëndrimin e Norvegjisë, por edhe Kanadasë. Në Gjermani thjesht është ndryshuar grupmosha dhe jo ritimi, ndërsa nën 60-vjeç do të vaksinohen me Pfizer dhe të tjerët” tha ai.

Por cfarë duhet të bëjë Shqipëria? Mjeku këshillon që edhe në Shqipëri të ndiqet e njëjta lëvizje si në Gjermani, që me AstraZeneca të vaksinohen vetëm personat mbi 60-vjeç, jo poshtë kësaj moshe deri në një vendim të dytë. “Sipas meje edhe në rastin e parë që u pezullua për tre ditët, kush më ka pyetur i kam thënë unë si Drilon më sistemin gjerman “mos e provo deri sa të dalë EMA”, kur doli, thashë vazhdoni. Tani jam i mendimit që popullata nën 60 vjeç derisa të shqyrtohet të mos vaksinohet me AstraZeneca për hir të transparencës dhe sigurisë.

Në rastin e Shqipërisë ka një komision të veçantë, që është përgjegjës për procesin, ato do të përqasen incidencën e këtyre fenomeneve që mund të ndodhin në Shqipëri dhe si do të regjistrohet kjo, ka një databaze dixhitale të pacientëve me këto fenomene, do të paraqiten, më pas, pas këtyre rezultateve vendi merr vendimin e duhur. Cdo vend ka filluar të marrë vendimin vetjak.

Unë flas në raportin e sistemit gjerman, por e kuptoj që gjithë popullta kur dëgjon lajme të tilla ka hezitim, unë mendoj se duhet të marrim nga eksperienca e vendeve më të zhvilluara, pasi kanë një funksionim më të saktë, pavarësisht se statistikat mund të ndryshojnë. Unë mendoj se Shqipëria duhet të marrë nga eksperienca e vendeve të tjera për të siguruar një transparencë më të madhe” tha ai. Në Shqipëri po vijon procesi i vaksinimit, ndërsa Edi Rama njoftoi sot se janë siguruar edhe 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca./ db/ Abcnews.al