Gjermania ka nevojë për 300 mijë punëtorë të kualifikuar

820
0

Kreu i Agjencisë Federale Gjermane për Punë i kërkon qeverisë të hartojë një ligj që do të lejojë vendin të marrë rreth 300,000 punëtorë të kualifikuar jashtë Bashkimit Evropian çdo vit për të plotësuar nevojat e industrisë vendëse.

Ligji i emigracionit nuk do të kishte të bënte me refugjatët që do të vinin në vend për shkaqe humanitare, por do t’u referohej njerëzve që duhet të vijnë dhe të punojnë në Gjermani, thotë ai, duke i kërkuar shtetit të bëjë kritere për migrimin e këtyre punëtorëve. Një ligj që do të krijonte një mundësi për të luftuar mungesën e fuqisë punëtore të ekspertëve duhet të miratohet në periudhën e ardhshme legjislative, thotë drejtori Detlef Scheele.

Ai informoi se tashmë ka një ekip të specializuar në Agjenci që duhet të përgatisë një zgjidhje për importimin e punëtorëve jashtë BE-së.