Gjermania bën donacionin e madh për të prekurit nga tërmeti

950
0

Gjermania ka deklaruar se ka vendosur të dhurojë 4 milionë euro si grant për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili tha: Se Gjermania do ta ndihmojë Shqipërinë të rimëkëmbët dhe të bëjë të mundur rikthimin e jetës së qytetarëve në normalitet.

Zingraf gjithashtu u shpreh se ky grant është një ndër elementët e mbështetjes së qeverisë federale për Shqipërinë.