14.5 C
Tirana

Gjermani/ Laboratorët nuk përballojnë testet e shumta, ekspertet kerkojnë futjen në karantine për udhëtarët

Date:

Share:

Për shkak të kapaciteteve dhe rezervave të limituara të testeve, mjaft politikanë si dhe ekspertë po mendojnë që fokusi i testimeve nuk duhet të përqendrohet më tek udhëtarët.

Për shkak se laboratorët e kanë shumë të vështirë të përballojnë testet e shumta të Coronës ata kanë kërkuar që të ndryshohen rregullat për testimin e pushuesve që kthehen në Gjermani nga vende të ndryshme që konsiderohen si zona rreziku.

Për këtë ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn ka sugjeruar që për udhëtarët që kthehen në Gjermani nga zonat me rrezik të lartë të rivendoset rregulli i karantinës së detyrueshme në vend të testimit për COVID-19 pas mbërritjes në Gjermani.

Ngarkesë e madhe në qendrat e testimit

Mbi 40 përqind e personave që janë testuar pozitivisht me Covid-10 gjatë ditëve të fundit në Gjermani duhet se janë infektuar pas gjithë gjasash jashtë vendit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë laboratorët në Gjermani janë duke bërë aktualisht rreth 875,000 teste në javë.

Por megjithë ngarkesën e madhe të qendrave të testimit dhe të laboratorëve një numër i madh i gjermanëve janë në favor të politikës së detyrueshme të testimit. Sipas sondazhit më të fundit të Deutschlandtrend të bërë për TV publik ARD, 93% e popullsisë thanë se kjo masë është një kërkesë e arsyeshme për të imponuar me detyrim.

Testet duhet të përqendrohen tek spitalet dhe të moshuarit

Për shkak të kapaciteteve dhe rezervave të kufizuara të testeve mjaft politikanë dhe ekspertë mendojnë që fokusi i testimeve nuk duhet të përqendrohet më tek udhëtarët që kthehen në Gjermani pas pushimeve të verës apo vijnë nga vende të rrezikshme, por duhet të përqendrohen drejt spitaleve dhe qendrave të përkujdesjes për të moshuarit.

Gjatë pushimeve janë infektuar më tepër të rinj që merrnin pjesë në party, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, por tani pas pushimeve të verës, është me vend që “kapacitetet e testimit të përqendrohen më shumë tek të moshuarit dhe në institucionet e sistemit shëndetësor. Disa politikanë kërkojnë që në fokus të përfshihen edhe shkollat dhe kopshtet.

Kryetari i Fondacionit gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, Eugen Brysch, tha deri tani kursi për testimet i ngjan një zig-zagu dhe kjo është pikërisht ajo që i bën njerëzit të ndjehen të pasigurt./ DW

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.