Gjergj Leka këngë surprizë Rudina Magjistarit

890
0

Është kthyer në traditë tashmë që të ftuarit në studion “Rudina” të surprizohen me videomesazhe nga miqtë apo të afërmit.

Por, sot ka ndodhur krejt e kundërta. I ftuari ka surprizuar moderatoren Rudina Magjistari. Ishte Gjergj Leka i cili la “me gojë” hapur moderatoren pasi kishte shkruar një këngë për të. Madje kishte përgatitur edhe videoklip ku kishte përfshirë familjen dhe stafin e saj.

“Meqë jemi tek surprizat që më ke bërë ti. Sot isha nga vjehrra ime dhe më pyeti nëse mund të përgatiste një byrek për ty. Por, kjo nuk është dhuratë. Ti mendon se një kokë si e imja do linte pa të bërë një surprizë ty? U bë tre herë që më surprizon. Një tip si unë ç’dhuratë mund ti bëjë Rudina Magjistarit që i ka të gjitha? Por unë mendoj se ti një gjë nuk ke marrë në jetën tënde dhe është shumë vështirë ta marrësh. Dhurata ime për ty është ajo që jeton më gjatë, unë të kam shkruar një këngë. Në atë këngë nuk është vetëm dora e Gjergj Lekës por e të gjithëve. Dhe e drejta e autorit në këtë këngë është shprehja që komshija ime i thoshte vajzës së vet: Të rritesh dhe të bëhesh zonjë si Rudina Magjistari”, tha Leka./tvklan.al