Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj, vëllai i reperit Viktor Palokaj, i njohur me emrin e artit si “Unikatili”.

Siç raportojnë mediat kosovare, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë. Policia ka konfirmuar lajmin, ku thotë se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Gjithashtu policia ka treguar se është gjetur armë zjarri dhe substance narkotike në banesën e Mentor Palokaj.

Ka qenë reperi Sadik Gjokaj, i njohur si Kobra që ka konfirmuar vdekjen e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj.

Në një postim në Facebook, Kobra u shpreh i tronditur për rastin.

“I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.