Gjendet i vdekur një shqiptar në Itali, detaje tronditëse

513
0

Një shqiptar është gjetur i vdekur pranë një parkingu, afër spitalit të Perrinos, në Brindisi të Italisë.

Mësohet se ka qenë një kalimtar i cili ka vënë re trupin e pajetë, të shtrirë poshtë një peme. Menjëherë u lajmërua policia, dhe në orën 10:30 autoritetet shkuan në vendin e ngjarjes për të mësuar më shumë.

Trupi i shqiptarit është dërguar në morgun e spitalit nga ku më vonë është identifikuar origjina e tij shqiptare, dhe mosha e të cilit është 33 vjeç, ndërsa emri nuk bëhet i ditur.

Nga hetimet paraprake u zbulua se 33-vjeçari kishte vdekur nga mbytja, ndërsa pranë tij u gjet një gozhdë të cilën shqiptari e përdori për të varur veten në pemë.

Nuk dihet asgjë rreth motiveve që çuan të riun drejt vendimit ekstrem për të vrarë veten.