Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë jashtë kishës nga një punonjës pastrimi i cili ka denoncuar menjëherë rastin.

Sipas autoriteteve të policisë foshnja dyshohet se është braktisur nga nëna e tij e cila është shpallur në kërkim.

Në një konferencë shtypi, inspektori Owen Renowden tha: “Oficerët e zonës kanë punuar gjatë natës dhe vazhdojnë hetimet këtë mëngjes për të gjetur nënën e foshnjës. Ne u thirrëm në orën 12:46 për një çantë pazarje Marks & Spencer me figura avokadoje, ku u gjet foshnja.”

Sipas tij, kur autoritetet mbërritën, bashkë me shërbimin ambulant, foshnja ishte shpallur e vdekur në vend. Policia konfirmoi se foshnja ishte një djalë dhe besohet se ishte e sapolindur.

Një dëshmitar i tha gazetës The Sun se një çift ishte parë duke lënë çantën në vendin ku u gjet foshnja, rreth orës 10:00. Dëshmitari tha se burri po e rrotullonte çantën dhe po e lidhte atë, ndërsa gruaja po e ndiqte nga pas. Ata dukeshin të shqetësuar kur po kërkonin diçka pranë një koshi plehrash.

Në vendin e ngjarjes janë lënë lule dhe një lodër si homazhe për foshnjën, ndërsa hetimet vazhdojnë.

- Advertisement -

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Çfarë ndodhi në tregun valutor? Ja si këmbehet euro dhe dollari ditën e sotme..

Ditën e sotme e shtunë, 29 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe...

Shokuese/ Pastruesja gjen foshnjën e pajetë në koshin e plehrave të aeroportit

Një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur në tualetin e aeroportin e dytë më të ngarkuar të Indisë. Incidenti tronditës ndodhi mbrëmjen e 25...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.