14.5 C
Tirana

Gjen gruan me të dashurin italian, shqiptari e hedh nga dritarja!

Date:

Share:

Futet në banesë bashkë me vëllanë dhe siç kishte ndodhur edhe më herët, gjen të dashurin e gruas aty. Teksa i vëllai mbante gruan që ulërinte, ai e shtyu të dashurin e bashkëshortes nga dritarja e katit të parë të banesës. Ky fundit pësoi lëndime serioze, megjithatë arriti të mbijetojë. Episodi dramatik u shënua më 31 maj, tetë vite më parë në La Spezia të Italisë.

Siç raportojnë mediat italiane: Mëngjesin e djeshëm, gjykata italiane e Spezia-s dënoi ish bashkëshortin e gruas, A.M, 46 vjeç dhe vëllanë e tij B.M, 51 vjeç.

Altin Murati u dënua me katër vite burgim dhe një gjobë prej pesëmbëdhjetë mijë euro, ndërsa vëllai i cili kishte një rol dytësor në histori, u dënua me nëntë muaj burgim dhe një dëmshpërblim për të paguar, vlera e të cilit do të përcaktohet nga gjyqi civil.

Ai mbajti me forcë të bllokuar gruan A.P, duke e penguar atë të dilte jashtë banesës për të dhënë alarmin.

Prej më shumë se dy vitesh, marrëdhënia e A.M sa vinte e bëhej më e ftohtë me gruan e tij, pasi shqiptari e kuptoi se ajo e tradhtonte dhe nisën të jetonin të ndarë. Ndërsa i dashuri i gruas shqiptare, italiani Fabrizio Bartoli, nga viti 2010 deri në 2012, kërcënohej vazhdimisht nga A.M

Bartoli, sipas asaj që u tha në gjykatë, përjetoi një periudhë të rëndë frike dhe ankthi, aq sa u detyrua të ndryshonte zakonet e jetës së përditshme dhe të ndërpriste marrëdhëniet me A.P.

Shqiptari i dërgonte italianit mesazhe kërcënuese. A.M nuk donte që djali që kishte me gruan e tij të rinte në shoqërinë e italianit. Kur shkonte te banesa e re ku banonte bashkëshortja e tij për të marrë djalin, ai kërcënonte italianin me fjalë të tipit: Do të vras nëse të shohë me tim bir, do të pres kokën.

Kulmi i mosmarrëveshjes u shënua në 31 Maj të vitit 2010, kur A.M shkoi në banesës e gruas. Aty ai gjen Bartolin të cili e ndjek deri në dhomën e gjumit, duke e kërcënuar se do ta vriste. Në momente tensioni, shqiptari shtyn me forcë italianin, i cili bie nga dritarja e katit të parë.

Italiani përfundon në spital dhe i nënshtrohet një operacioni. Dje në mëngjes, gjykata dha dënimet në harmoni me kërkesat e prokurorisë.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.