Skip to content

Gjejnë në pyll një foshnje të uritur, pastaj policja ngre këmishën e saj… (video)

    Një ditë, një grua kishte shkuar për një shëtitje në pyll për të mbledhur fruta, kur në një moment dëgjoi një zhurmë që vinte nga shkurret. Ajo dukej si britma e një fëmije shumë të vogël dhe në fakt kështu rezultoi. Aty ishte braktisur një foshnje.

    Për fat të keq, fëmija ishte braktisur nga nëna e saj menjëherë pas lindjes.

    Gruaja menjëherë thirri policinë dhe, në një kohë të shkurtër, policja Luisa Fernanda Urrea arriti në vendin e ngjarjes.

    Në fillim i ngjau si britma e një maceje, por kur u afrua u trondit nga ajo që pa, ajo ishte një foshnje e porsalindur, e cila ende kishte kordoni e kërthizës bashkangjitur, dhe nga mënyra e vajit dukej se ishte duke vdekur nga uria.

    Policja Urrea ishte bërë kohët e fundit nënë dhe, me këtë rast, ka bërë një gjest që preku mijëra njerëz në mbarë botën.

    Një gjest i thjeshtë, heroik dhe vetëmohues me të cilin ajo shpëtoi një jetë. Gruaja, që nga fillimi, e kuptoi se situata ishte shumë e rëndë dhe, në sajë të instiktit të nënës, vendosi të bëjë diçka menjëherë.

    Madje nuk hezitoi as edhe për një moment. Videoja në të cilën ju mund të shihni Luiza-n ndërsa ushqen me gji foshnjen e uritur është publikuar në Facebook. Një gjest i thjeshtë që ka fituar mijëra zemra.