“Gjej një vajzë të mirë, pastaj le të vdes”, nëna e drejtorit në Tv Klan i përlot të gjithë, i biri preket

660
0

Drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani, përveçse ka folur për programet e reja dhe telenovelave që transmetohen në TV Klan, ka rrëfyer në studion e emisionit të Rudina Magjistarit edhe historinë e trishtë të jetës së tij

Rudina e ka pyetur për jetën private dhe në momentin që i është shfaqur një foto kur ka qenë fëmijë, në të cilën mamaja e mban në krahë nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Në këtë foto jam me mamin, prapa është edhe babi, por ai nuk dilte në foto sepse ishte i sëmurë atë kohë. Unë isha 5 vjeç e gjysëm kur ai u largua nga jeta. Kam vuajtur pas ikjes së babit. “Mami nuk u martua kurrë me babin sepse mami ishte katolike, babi mysliman, nuk bënë as dasmë. E kam peng që nuk i kam parë një foto si nuse. Familjet nuk flisnin me njëra-tjetrën sepse babai e rrëmbeu mamanë dhe ishte ardhja ime në jetë që bashkoi të dy familjet”, tregon Dumani.

Ndërsa në ekran del një foto e babait, Dumani shprehet se shpesh i kanë thënë se i ngjan shumë, e më tej tregon se një peng që ka mamaja e tij është fakti që se ka parë asnjëherë nuse sepse nuk u martua me te atin.

“Ndodhi fatkeqësia që babi u sëmur. Kemi ardhur në Tiranë në spital dhe mbaj mend që flija me mamin aty. Ai vuante, kishte kancer në pankreas. Pas ikjes së babit kemi vuajtur në Peshkopi sepse mami ishte një grua 25 vjeç me një djalë të vogël, gjyshi i thoshte të vazhdonte jetën, por ajo nuk u martua kurrë. U bë edhe babë edhe nënë për mua. Ajo është heroina ime. Unë dua që ajo të mos qajë më kurrë”, tregoi Dumani, ndërsa më pas në ekran u shfaq mamaja me një videomesazh mjaft prekës ku i kërkonte të krijojë familje.

 

Në videomesazh nëna e tij po ashtu zbuloi se Dumani ka bërë një aksident të rëndë dhe sipas saj kjo është jetë e dytë për të.

“Unë po të ndjek si gjithmonë kur ti del te “Rudina”. Sot kam qejf të më dëgjosh edhe ti mua. Jam shumë e lumtur dhe shumë krenare për ty që Zoti të fali dhe ma bëri një dhuratë të bukur. Ja dëshiroj çdo nëne një djalë si ti, me suksese dhe arritje. Ti kalove edhe një fatkeqsi tjetër dhe Zoti të fali një jetë të dytë. Ti je bërë një djalë i mirë dhe lutjet e mia Zoti i ka pranuar. Dua të të them Berti që t’më japësh fjalën aty ku je që ti të gjesh një vajzë të mirë dhe të krijosh familje dhe unë këtë dua, pastaj le të vdes. Ndryshe nuk guxoj të vdes, nuk të le dot vetëm”, tha zonja Luçe, e ëma e Dumanit..