“Gjej nënën tënde”, prindërit adoptues bekojnë djalin: Për ty do rrojmë e jetojmë

Një moment i vështirë ka ardhur në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan në rubrikën plot emocione të “Ka Një Mesazh Për Ty”. Gëzimi, djali i adoptuar i Selvisë dhe Zinit ndodhet në anën tjetër të ekranit, në pritje të mesazhit të prindërve të tij. Deri më tani ata rrëfyen gjithë dhimbjen e vështirësitë, por dhe lumturinë që ka sjellë për ta rritja e një djali si Gëzimi.

E vërteta e ruajtur prej vitesh, iu bë e ditur fillimisht nuses së djalit, teksa ky i fundit e mësoi vetëm një vit më parë, në një bisedë kafeneje. Prej atëherë, brenga e prindërve është rritur çdo ditë derisa mendojnë që ka ardhur çasti t’i japin bekimin e tyre për të gjetur gjakun e tij biologjik.

Selvi: Gëzim, të keqen mami, të kemi thirrur këtu, do na falësh që s’ta kemi thënë deri sot që ti ta gjesh nënën dhe babain tënd, vëlla, ku mund ta kesh. Të jap mami me babin bekimin tonë, kudo që të shkosh ne na ke pranë, me gjithë shpirt të gjesh vëllanë që dhe ti të çlodhesh një çikë. Llafet tona nuk mbarojnë, je pasuria jonë, je mbreti ynë të keqen mami. Të them nga fjalët më të mira, nga më të mirat, që rrjedhin nga zemra jonë, të përkasin vetëm ty.

Zini: Të jesh me neve derisa të jemi ne gjallë.

Selvi: Ne për ty do rrojmë e do jetojmë.

Gëzim: S’kam fjalë.

Zini: Derisa ne jemi të kënaqur me ty dhe vendosëm që ti të gjesh nënën tënde, pak me vonesë të thamë, por Erës ne i kishim thënë qëkur u martua, qëkur vije i lodhur ti mund ta kishe nga lodhja që ia bëje “oho”, por ne thamë me vete doje të gjeje ata që kishe, siç e more vesh që të thanë dhe ne vendosëm që ti ta gjesh nënën.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.