Skip to content

 “Giro d’Italia 2025”, etapa e Tiranës,  ja rrugët që do bllokohen sot

    Ditën e sotme, më 10 maj, në qytetin e Tiranës do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”, një garë kronometrike që përfshin vetëm rrugët e kryeqytetit. Për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, disa akse rrugore do të jenë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve.

    Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 10:00 deri në 18:00 të së shtunës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në itinerarin e garës, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

    Sheshin “Skenderbej”;

    Rrugën “Urani Pano”;

    Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

    Rrugën “Ibrahim Rugova”;

    Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

    Bulevardin “Gjergj Fishta”;

    Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

    Bulevardin “Bajram Curri”;

    Rrugën “Ibrahim Rugova”;

    Rrugën “Lek Dugagjini”;

    Rrugën “Dervish Hima”;

    Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

    Rrugën “Abdyl Frashëri”;

    Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

    Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

    Ndërkohë nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore: “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).