Skip to content

Gëzojuni diellit edhe sot, sinoptikanët sapo dhanë lajmin shokues: Nga e hëna nisin…

    Mesa duket deti dhe pishinat, do të jenë e vetmja mundësi për t’i shpëtuar temperaturave përvëluese të kësaj fundjave.

    Raportohet se vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë Shqipërinë, ka bërë që termometri këtë të shtunë të arrijë vlerën e 36 gradëve.

    Shkodra, Tirana, Elbasani, Fieri, Berati dhe Gjirokastra janë qytetet që kanë përjetuar temperaturat më të larta.

    Parashikimet flasin që temperaturat të tejkalojnë vlerën e 38 gradëve përgjatë të dielës, duke e bërë dhe ditën më të nxehtë të kësaj vere deri tani.

    Krejt ndryshe do të nisë java. Temperaturat pritet të pësojnë rënie të menjëhershme me 8 gradë, si dhe i gjithë vendi të përfshihet nga reshjet e shiut, sipas Klan.

    E kjo situatë do të zgjasë vetëm pak ditë, për të rikthyer të nxehtin përvëlues në 26 Korrik.