GEO: Riviera shqiptare, një hirushe

Afër ose larg, të njohura apo jo, Shqipëria është një nga 10 destinacionet turistike që mund të shihen si të arsyeshme për t’u eksploruar gjatë 2018, shkruan revista turistike gjermane GEO, partnere e së përjavshmes, Stern.

”Ballkani është pushtuar gjithnjë e më shumë nga turistë që janë në kërkim të plazheve të paeksploruara”, shkruan geo.de.

Rilindja turistike ka qënë pjesë e përvojës së Kroacisë, ndër vite, dhe vendet fqinjë si Mali i zi gjithashtu janë duke përfituar.

Nuk është çudi që vështrimi shkon përtej jugut dhe që atje gjendet një diamant i vërtetë, Shqipëria.

Riviera shqiptare konsiderohet ende si Hirushja në mesin e motrave të famshme dhe pikërisht kjo e bën atë kaq të veçantë.

Vështirë se mund të gjeni ndonjë kompleks të madh hotelesh apo infrastrukturë të mirëfilltë turistike, por bregdeti i paprekur ka aftësinë të zgjojë shpirtin e zbulimit për të gjithë ata që preferojnë vërtetësinë në vend të komoditetit.

Riviera shqiptare shtrihet rreth 100 kilometra nga Llogoraja, në zonën arkeologjike të Butrintit 3 000-vjeçar dhe kufizohet më në jug me kufirin grek.

Dhe mes tyre gjenden perlat e Shqipërisë si plazhi i Gjipesë apo Kakomesë, që mund të zbulohen gjatë një udhëtimi me automjet.

 Marrë nga ATSH

- Advertisement -

Ryanair lançon abonimin «Prime» për 79 euro: 1 vit me fluturime të lira. Si funksionon dhe cilat janë kufizimet?

Përkthim në shqip: Pas Wizz Air, tani është radha e Ryanair për të prezantuar një abonim vjetor – por ka disa kufizime Pas Wizz Air, tani...

52 destinacione për t’u vizituar në 2025 sipas The New York Times

Nëse e doni eksplorimin e botës, zbulimin e kulturave të reja dhe magjinë e peizazheve mbresëlënëse, tani është momenti ideal për të planifikuar udhëtimin...

Lonely Planet: Ja sa shpenzoi një turiste britanike për 4 ditë në Tiranë

Në “Lonely Planet”, një website ku ka informacione mbi udhëtimet, ishte publikuar një guidë e britanikes Laura Millar dhe partnerit të saj Dan në...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.