Gent Cakaj, replika me Ivica Daçiç në Bukuresht: Po ti ke përfaqëson?

928
0

Vizitën e parë pas delegimit të kompetencave për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj e beri ne Bukuresht, ku ishte pjese e takimit te Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate.

Gjate takimit Cakaj është perfshire ne replika me Ministrin e Jashtëm te Serbisë, Ivica Daçiç. Duke qene se ne takim ishte edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli, Daçiç ka pyetur jo pa ironi, se pse ka dy ministra te Kosoves.

“Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i jashtëm Edi Rama”, ka thënë Daçiç.
Cakaj i eshte pergjigjur: Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë!”.