Gent Cakaj bën veprim të papritur… ky do të na përfaqësojë në negociata me ndërkombëtarët?

905
0

Gent Cakaj, i caktuar nga Edi Rama si zëvendësuesi e Ditmir Bushatit, e ka nisur keq karrierën si pushtetar. 28-vjeccari është në qendër të sulmeve, për shkak të mungesës së karrierës dhe eksperiencës.

Pas publikimit të lajmit, Gent Cakaj ka vendosur që të fshijë llogarinë e tij në rrjetet sociale, pak pasi kishte shpallur veten e tij si ministër i Jashtëm ende pa u dekretuar nga presidenti Ilir Meta dhe pa u votuar në Parlament.

Në rrjetin e tij social në Tëitter,të përdorur më së shumti nga figurat më të larta politike dhe shtetërore në botë, Cakaj prezantohej si ministër i Jashtëm, ndërkohë që Ditmir Bushati vazhdon që të mbajë në faqen e vetë zyrtare (me të drejtë) pozicionin; Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania.

Kutojmë se Gent Cakaj nuk është pajisur ende me Certifikatën e Sigurimit të Personelit (CSP).

CSP është dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

Për personin që emërohet në postin e ministrit të Jashtëm pajisja me këtë certifikatë është e domosdoshme për shkak se administron informacionin e klasifikuar, të NATO-s, BE-së, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Në konferencën e fundvitit me një grup gazetarësh, më datë 31 Dhjetor, kryeministri Edi Rama u pyet për këto çështja, por përgjigja e tij ishte ofenduese për gazetarët.

“Gent Cakaj ka lexuar libra më shumë, se sa fjalë keni thënë ju të gjithë. CV-në e tij do ta keni në dispozicion sapo të dekretohet si ministër. Të jeni i sigurt që zgjedhja e tij është zgjedhja, e një shqiptari të mirë. Unë e neveris çdokënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar këtë zgjedhje timen. Ai është vendosur si ministër, pasi është një nga njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time”, tha Rama paraditen e 31 Dhjetorit të vitit që lamë pas.