E ftuar në ‘Repolitix’, gazetarja Anila Hoxha ka kritikuar sjelljen e kryeprokurores Arta Markut në çështjet e fundit, përfshirë dosjen e Emiljano Shullazit.
Hoxha tregoi edhe gabimin në letrën e publikuar sot nga Marku si kundërpërgjigje ndaj kritikave dhe akuzave të prokurorëve të Krimeve të Rënda. Në letrën e kryeprokurores sovran konsiderohej Parlamenti, por çdo jurist dhe qytetar i thjeshtë në Shqipëri e di se sovrani është populli dhe jo institucioni. Sovrani (populli) më pas zgjedh deputetët e Parlamentit.
Gafa e Arta Markut: “E ndjej si përgjegjësi kushtetuese por edhe si detyrim qytetar, t’ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës së Prokurorit dhe nuk mund të rri duarkryq kur prokurorët e shtetit refuzojnë të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese dhe ligjore.”
“Parlamenti sovran? Sovrani jemi ne. Kur bëhen gafa të tilla, imagjino…”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha në emision.