Gazetari pyet Ramën: Do tregosh me kë je, me Bashën apo Berishën (Kryeministri “shkrihet” së qeshuri”)

92
0

Gazetari Ylli Rakipi ka pyetur kryeministrin Edi Rama se anën e kujt mban në betejën mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pasi sondazhi në MCN Tv tregoi se qytetarët mendonin që kryeministri mbështeste kryedemokratin.

Gjithashtu moderatori u shpreh se mendohet që në janar Rama do të krijojë qeveri së bashku me Lulzim Bashën.

Por pyetja e Rakipit e ka bërë kryeministrin të “shkrihet” së qeshuri, teksa tha se të dy liderët e PD e akuzojnë se ëhstë në krahun e njërit apo tjetrit.

Rakipi: Trego me kë je. Do na tregosh sot me kë je?

Rama: Ky thotë pengu i Ramës, ai thotë oksigjeni i Ramës

Rakipi: Kë keni kapur ju nga këta të dy? Bashën e keni kapur? Se mendohet do ketë qeveri në janar me Bashën