Gazetari britanik mahnitet nga Grida Duma: Kurrë s’kam takuar si ajo!

Gazetari britanik Ian Pelham Turner ka vlerësuar maksimalisht figurën e një prej grave më të rëndësishme brenda Partisë Demokratike, Grida Dumën.

Kjo e fundit ka dhënë një intervistë për Turner, duke bërë që publicisti të mahnitet nga demokratja. Këtë ai e ka treguar nëpërmjet një komenti, ku shkruan se ka punuar si gazetar prej 53 vitesh, por intervista me Dumën është një nga më të pëlqyerat dhe se është shumë i nderuar që e ka takuar.

Gjithashtu Ian Pelham Turner shprehet se Duma është një femër inteligjente, që flet me ndjenja dhe pasion.

“Kam 53 vite si gazetar dhe kam qenë i nderuar që të intervistoj disa nga njerëzit më të rëndësishëm dhe të fuqishëm në botë. E them sinqerisht se intervista me Grida Dumën ishte një nga më të pëlqyerat, grua dhe politikane interesante që unë kam patur nderin ta takoj.

Ka pak politikanë në këtë botë, të cilët me të vërtetë besojnë te të drejtat e njeriut, që besojnë se luftojnë padrejtësinë, që besojnë se bota mundet dhe do të jetë një vend më i mirë.

Grida Duma është nga ato pak njerëz të vërtetë, që padyshim ka interes për çështjet me të cilat ballafaqohet bota. Shumë inteligjente, jashtëzakonisht e fuqishme, por asnjëherë e paqëndrueshme, ajo flet me ndjenja, me pasion të madh dhe me një ndjenjë unike të dinjitetit. Ndërkohë që lejon që feminiteti i saj të shihet gjithmonë dhe zbulon ndjenjat e saj të vërteta.

Kujdesuni për këtë vajzë të re, ajo është një kredi e madhe për Shqipërinë, për gruan në përgjithësi dhe po bëhet shumë shpejt një nga politikanët më të besueshëm në botë”, shprehet gazetari i njohur për deputeten

- Advertisement -

Deputeti më i pasur/ Agron Shehaj zbulon pasurinë e tij marramendëse

Agron Shehaj gjatë bisedës në studion e Opinion është gjendur përballës pyetjes “Sa i pasur je”, ku tha se nuk i kujtohet mirë, por...

Alban Dudushi flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë: Mendova se po kalonte, por ishte..

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një...

“Kam dy vjet pa e parë”, Endri Prifti rrëfen pengun e madh të jetës

Këngëtari Endri Prifti i ftuar në Living Room të moderuar nga Brunilda Lahe ka folur për jetën e tij private dhe marrëdhënien e tij...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.