Gatimet shqiptare ‘valojnë’ në Bronks të Nju Jorkut

842
0

Edhe pse “Underground Gourmet” ka shijuar shumë restorante shqiptare, nuk është se ka provuar gatime autentike.

“Shumica e restoranteve italiane në Nju Jork kanë pronarë shqiptarë”,- thotë Ismer Mjeku, publikues i Fletëve të Verdha për Bronksin, për “Grub Street”.

Artikulli sjell një guidë të restoranteve shqiptare, përfshirë picerinë “Tradita”, me pronar Ramiz Kukaj nga Kosova, që e ridimensionoi restorantin dhe hapi “Çka ka qëllu”.

Në menunë e restorantit përfshihen qebapët dhe mishi i pulës, dhe ushqime shoqëruese si ajvari me specat e kuq dhe taratori.

Një pjesë e rëndësishme e menusë janë dhe brumërat, të kryesuara nga byreku.