Gati targat ‘moderne’ për makinat, ja si do të duken

1609
0

Ndryshojnë përsëri targat shqiptare. Tanimë, ato do të kenë 15 elementë shtesë sigurie.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se deri më  31.12.2022 të gjitha makinat do të kenë targa të reja.

Targat kanë të stampuar një barkod dhe një numër serial unik. Ato, sipas drejtorisë së Transporteve, janë të pafalsifikueshme dhe të patjetërsueshme.  Targat e reja, do jenë me Hologramë të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, ndryshe nga modeli i mëparshëm i cili kishte vetëm një pullë universale.

NJOFTIMI I PLOTË me të gjitha DETAJET- Si do duken targat e reja

Targat e reja shqiptare, furnizim i kontraktuar me Marrëveshjen e re Kuadër, deri për 31.12.2022, janë më të sigurtat në rajon dhe superojnë standardet edhe të shumë vendeve të BE, si prioritet për sigurinë publike, investim strategjik i DPSHTRR – MIE sëbashku me UPGRADE të sistemit operativ informatik eDPSHTRR, në implementim! Targat e reja janë të pafallsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë (15 të përfshirë në prokat + kuposje + stampim) dhe me standarde rekord cilësie e certifikuar (CE):

– Të standardit europian me alumin AË1200 (Free of Crome) pa asnjë efekt negativ për ambientin.

– Me Hologramë të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, ndryshe nga modeli i mëparshëm i cili ishte vetëm gjenerik. (Ishte vetëm me një pullë universale)

– Çdo prokat/targë ka të stampuar një barkod dhe një numër serial unik. Barkodi është i standardizuar dhe identifikon prokatin/targën përkatëse. (Çdo mjet që paiset me dy targa, ka dy barkode progresive, të lexueshme e identifikueshme. Sistemi informatik eDPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit. Informacioni shërben për verifikime nga organet e kontrollit rrugor dhe përditësohet sa herë mjeti ndrron targat. Barkodi lexohet me barcode reader dhe gjenerohet numri serial që do korrespondojë me numrin serial të stampuar në prokat dhe do lidhet me të dhënat e mjetit) Ky opcion respekton privacine dhe garanton çdo verifikim në terren.

– 2 sinusoida horizontale virtualisht të lëvizshme, ndryshojnë pozicion në këndvështrime të ndryshme!

– Simbole katrore, me shqiponjë dhe me A, të shpërndara në gjithë sipërfaqen e prokatit, të dallueshme në disa kënde shikimi.

– Syprina fosoreshente e prokatit, material i certifikuar nga kompania 3M, e vetmja në botë me elementin VST (virtual security thread)