Një shtetas shqiptar u arrestuar gjatë momentit që po ikte me tren në Atlanta, pasi ai kishte braktisur anijen që po udhëtonte dhe kishte menduar që të arratisej.
Një agjent i anijes së karnaval njoftoi zyrën doganore të New Orleans, se shqiptari që ishte pjesë e anijes lundruese me ermin Gentian Kurdina, 23 vjeç, nga Shqipëria nuk ishte kthyer më, shkruajnë mediat lokale.
Drejtuesit e doganave të New Orleans dhe Atlanta u koordinuan gjatë hetimit dhe kërkonin për njeriun. Ai ishte në një tren në Atlanta gati për në Nju Jork, dhe autoritetet e morën në paraburgim për largim nga SHBA.
Ndërkohë drejtori i zyrës operacionale në New Orleans shprehet për mediat se ky është vetëm rasti i fundit në të cilën agjentët e tij punojnë fort për të ruajtur çdo ditë kufijtë dhe për të mbajtur të sigurt kombin.
Pak ditë më parë, mediat ndërkombëtare trajtuan rastin e një tjetër shqiptareje, e cila u deportua në Shqipëri edhe pse kishte vite që jetonte në SHBA.
Çile Precetaj kishte krijuar familje në Amerikë, ku ishte martuar me një shqiptar me dokumente të rregullta dhe kishin bërë tre fëmijë, por nuk arriti kurrë që të pajisej me vizë qëndrimi.