Gati pasaporta shqiptare e vaksinimit, ja si të merret në e-Albania: Mund te kthehet kusht per te udhetuar..

686
0

Qeveria shqiptare ka bërë tashme gati pasaportën dixhitale te vaksinimit.

Përmes e-albania qytetarët që do të vaksinohen do të pajisen me një dokument elektronik me standard të njohur ndërkombëtar, Mirlinda Karçanaj, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj.

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përjavshme për mediat, tha se kjo pasaportë mund të jetë kusht për udhëtimet jashtë vendit në të ardhmen.

“Kemi krijuar pasportën dixhitale të vaksinimit, po përgatitemi për mundësinë që vaksinimi mund të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit. Revolucioni dixhital është një fakt që Shqipëria është vlerësuar shumë lartë”, tha Rama.

Gjithashtu vaksnimi do të bëhet përmes e-albanias.

‘Do të rezervohet orari i vaksinimit. Do vijë njoftimi për vaksinën e radhës. Do të kemi kartelë personale të vaksinimit me vulë elektronike”

Gjithashtu edhe dëftesat e nxënësve do të jenë online dhe regjistrimi në fillim të vitit shkollor do të kryhet online

Si do bëhet regjistrimi

Të gjithë mund të futen te e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin. Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik.

Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer, me të cilat po vijon vaksinimi i mjekëve që janë në vijën e parë të luftës.

Hapat për pasaportë vaksinimi COVID-19:

Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik. Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Baza ligjore: – Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; – Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;

Dokumentacioni i nevojshëm

Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë