Gati njohja e pensioneve me Italinë – Përfitojne 550 mijë qytetarë

634
0

Më në fund duket se është ndezur drita jeshile për njohjen e pensioneve të mijëra qytetarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali si dhe për ata që janë rikthyer.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur negociatat me palën italiane për t’i dhënë zgjidhje një problematike shqetësuese ndër vite për emigrantët shqiptarë. Në një intervistë për SCAN, Kreu i ISSH, Astrit Hado, thekson se së shpejti do të dilet në një marrëveshje për njohjen e periudhave kontributive në secilin vend.

Sipas Hados në total pritet të përfitojnë rreth 550 mijë qytetarë të cilët do të marrin pensioni në të dyja shtetet për vitet përkatëse që kanë kontibuuar.

Pas njohjes së pensioneve me Italinë, sfida e radhës e Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të përqendrohet në Greqi, ku sërish numri i emigrantëve është shumë i lartë./SCAN/