Garë për pasagjerë në autostradën Tiranë-Durrës, furgoni merr para dy adoleshente (Video)

658
0

Mund të kishte rezultuar një tragjedi, por fatmirësisht u mbyll vetëm si një aksident me dy të plagosura.

Bëhet fjalë për aksidentin e ndodhur sot paradite në autostradën Tiranë-Durrës si pasojë e garës së mjeteve të transportit për pasagjerët që dalin në cdo cep të rrugës apo në stacionet informale.

Pranë mbikalimit të Sukthit ishin të paktën 10 persona, dhe drejtuesit e dy furgonëve janë vënë në garë për t’i marrë dhe për pasojë kanë përfunduar të përplasur.

I pari me targë AA 387 FF ka përfunduar jashtë rruge dhe është përplasur me mbrojtësen e anësore dhe ka marrë përpara dy vajza 19 vjeçare që po prisnin mjet transporti.

“Më datë 29.03.2018, rreth orës 11:20, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth shtetasi A. Rr. duke drejtuar mjetin tip furgon me targa AA 387 FF  është përplasur me mjetin tip Benz furgon me targa AA 337 SB, me drejtues  shtetasin A. Xh. dhe mjetin tip Scania me targa AA 181 AS.”-raporton policia.

Të rejat janë dërguar menjeherë në spitalin  e Durrësit ku pas trajtimit mjekësor mësohet se janë jashtë rrezikut.

Por aksidenti mund të merrte përmasa më të rënda pasi në të u përfshi edhe një trajler, edhe pse drejtuesi i tij tentoi të shmangë përplasjen me dy mjetet e transportit, të cilat udhëtonin para tij

Stacionet informale të mjeteve të transportit përgjatë autostradës Tiranë Durrës dhe janë kthyer në burime aksidententesh dhe rreziku për jetën e qytetarëve.

Por kjo lëvizje kaotike dhe në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ndodh çdo ditë edhe para makinës së plicisë.

Ora News ka filmuar momentin kur një autobus ndalon për të marrë dy pasagjerë pak metra larg aksidentit