“Garantuesit” Të gjenin nuse fallco për të shkuar në SHBA..

806
0

Një grup i strukturuar kriminal që u jepte ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ShBA-së kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro eshte goditur nga policia e Shkodres në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, në kuadër të operacionit të koduar “Garantuesit”.

Sipas njoftimit policor për mediat, ndihma e ofruar konsistonte ne falsifikimin e dokumenteve në vendet e origjinës shtete të BE-së, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, mundësonin gjetjen e personave dhe më pas, pajisjen e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.

Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, – Maltë – Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri – Kosovë – Kroaci – Itali – Maltë – Angli – Sh.B.A.

Po kështu këta shtetas u ofronin personave të interesuar, kundrejt pagesës, shoqërimin e tyre deri në destinacionin final, si dhe realizonin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë.

Autorët e arrestuar dhe rolet që kryenin në grup janë të ndryshme dhe operonin nga qytete të ndyshme te Shqiperise, kryeshisht Shkoder, Lezhe dhe Korce