Gabimi që i kushtoi Lotarinë Amerikane, ja cfare i ndodhi ketij qytetari

1111
0

Ylli Salaj nga Mallakastra ka fituar Lotarinë Amerikane, por e humb atë për shkak të një gabimi të bërë në dëftesën e pjekurisë.

Ai ankohet në emisionin Fiks Fare se gabimi qëndron në datën e lindjes.  Shkollën e mesme e ka mbaruar në Gjerbes të Mallakastrës në vitet 1978-1982. Ndërkohë në dëftesën e pjekurisë në atë kohë është bërë gabim ditëlindja e tij. Nga 08.07.1963 është bërë 07.09.1963.

Z.Salaj u thotë gazetarëve se me këtë dëftesë ka kryer studimet e larta dhe trajnime të ndryshme, është origjinale, por problemi qëndron tek data.  Gjithashtu thotë se nuk e kishte vënë re këtë gabim dhe nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi deri në momentin që i doli Llotaria Amerikan.

Për këtë gabim ai ju drejtua të gjitha institucioneve arsimore dhe arkivës për të vërtetuar me regjistra dhe numra se pavarësisht ngatërrimit të datës së ditëlindjes në dëftesë bëhet fjalë për të njëjtin person. Por ai merr vesh se faqja e regjistrit që mbante numrin e amzës së tij,  faqa 52 dhe 50 figuronin të grisura.

Salaj hap proces gjyqësor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë e cila i jep të drejtë. Nga ana tjetër Zyra Vendore Arsimore Mallakastër dhe Drejtoria Arsimore Rajonale Fier ankimojnë vendimin.

Z .Salaj i drejtohet Fiksit duke thënë se përse ankimuan vendimin, pasi gabimi  është i tyre dhe nuk është përgjegjësia e tij. Aq më tepër kur atij i duhet të dorëzojë dokumentet për Lotarinë Amerikane në fund të Janarit!

Gazetarët e Fiksit shkojnë në dy fshatra ku gjejnë dëshmitarë të cilët në ato vite kanë mbaruar shkollën në Gjerbes të Mallakastrës së bashku me z. Salaj.

I pari që gazetarët takojnë është një shok klase i tij i cili thotë me përgjegjësi të plotë se e mban mend shumë mirë shokun e tij të klasës . Gjithashtu gazetarët takojnë dhe ish drejtorin e shkollës. Ai konfirmon se e mban mend ish nxënësin e tij z. Salaj . Duke na thënë se z. Salaj shkollën e mesme e ka kryer përgjatë viteve 1978-1982 ish drejtori pranon se në dëftesën e ankuesit është firma e tij dhe vula e institucionit që ai drejtonte.

Gabimi sipas tij në datën e lindjes mund të jetë bërë kur të dhënat janë hedhur në regjistër nga mësuesi kujdestar. Gazetarët e Fiksit shkojnë në ZVA Mallakastër për të marrë një zgjidhje. Drejtuesja thotë se nuk është juriste dhe kompetencat ja ka deleguar DRAP  Fier. Ankimimi i vendimit të gjykatës të shkallës së parë që i jepte të drejtë z. Salaj është bërë nga ata.

Gazetarët e Fiksit shkojnë gjithashtu në DRAP Fier. Juristja e zyrës arsimore u thotë gazetarëve se vendimin e ka ankimuar ajo.  Kjo pasi nuk është kompetencën e saj të rregullojë gabimin e bërë , por këtë gjë duhet ta bëjë arkivi. Juristja thotë se nuk është kompetencë e DRAP-it por e ZVA-së.  Kur gazetarët i thonë se ZVA kompetencat ja ka deleguar DRAP-it juristja mbetet pa fjalë duke pranuar se nëse apeli do lërë të njëjtin vendim në fuqi atëherë do e ekzekutojnë.