Fundjavë me temperatura ekstreme, sinoptikani zbulon cfare pritet të ndodhë këto ditë..

274
0

Kjo fundjavë do jetë tipike vere, me temperatura të larta dhe intervale të gjata me diell.

Hakil Osmani: Dominim të kthjellimeve dhe intervale të gjata me diell. Dominante do të jenë në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave, ku ditën e dielë në zonat verilindore do të krijohen momente të pakëta me pika shiu, por që do të jenë në zona mjaft të izoluara dhe do të jenë mjaft të përkohshme.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat do të vijojnë të rriten gjatë fundjavës, duke kapur edhe vlerat 36 gradë Celsius në disa qytete.

Hakil Osmani: Edhe përgjatë fundjavës parashikohet të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet ditën e shtunë të jenë rreth vlerës 34 gradë Celsius. Ditën e dielë do të kemi maksimume 35 apo 36 gradë Celsius të regjistruara këto në qytete si Elbasani, Berati apo Gjirokastra. Disi më të freskëta do të jenë kryeqyteti dhe Shkodra ku do të kenë temperatura rreth vlerës 34 gradë Celsius. Vija bregdetare do t’i ketë temperaturat nga 31-33 gradë Celsius në orët e mesditës.

Edhe java e ardhshme do të jetë e nxehtë, sipas sinoptikanëve gjysma e parë e muajit Qershor nuk parashikohet të ketë reshje.