Fshati që flet vetëm me shenja. Aryeja është mbresëlënëse

601
0

Në xhunglën e madhe të Balit, në Indonezi, gjendet një fshat i vogël i quajtur Bengkala, i cili është shumë i veçantë. Banorët e tij prej 7 brezash praktikojnë gjuhën e shenjave. Në fshatin e largët nga 3003 banorë, 44 prej tyre nuk dëgjojnë.

Për të mos u ndjerë keq personat me aftësi të kufizuara, ata kanë vendosur të gjithë të flasin gjuhën e shenjave. Ajo është e njohur vetëm nga banorët e fshatit, pasi ata e kanë krijuar vetë dhe quhet Kata Kolok. Është e ndryshme nga të gjitha gjuhët e shenjave në botë.

80% e popullsisë komunikon në këtë formë, madje prindërit ua mësojnë dhe fëmijve të vegjël ende pa mësuar të flasin gjuhën normale. Edhe në shkollë deri në klasën e 6, nxënësit flasin me gjuhën e shenjave. Banorët thonë se janë shumë të lumtur që kuptohen në këtë formë dhe në fshatin e tyre nuk ka diskriminim. Ata shprehen se të jetosh në këtë fshat është shumë speciale.