Frymëzuese/ Historia e çiftit shqiptar që jeton në karrige me rrota, ‘Zoti do të na bekojë me një fëmijë’

1023
0

Ky çift na jep shpresë dhe motivim në këtë fillimit, duke treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet. Zenepja dhe Gëzimi janë një çift i veçantë, që pavarësisht se humbën aftësinë për të ecur, kjo nuk i ndaloi që të këmbëngulnin për të bërë realitet dëshirën e tyre më të madhe: Të bëhen prindër.

Çifti hap siparin për emisionin “Njerëz të padukshëm”, të moderuar nga Anjeza maja.

Arsyeja pse të dy ndodhen në karrige me rrota janë të ndryshme: Zenepja pësoi aksident me motor rrugës për të marrë fustanin e nusërisë, kur ishte 27 vjeçe.

Ndërsa Gëzimi pësoi aksident ruggës për në Greqi, kur ishte vetëm 19 vjeç.

Por gjithçka ndryshoi për të dy në pranverën e vitit 2009, kur ata njohën njëri-tjetrin. Ndërsa tashmë ëndrra e tyre më e madhe do të bëhet realitet, pasi Zenepja është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe të dy presin të bëhen prindër të një vajze.