Frika nga protesta e nesërme para Parlamentit ka nxitur Gardën e Republikës të ndërmarrë masa ekstreme për ruajtjen e institucionit.
Siç shihet edhe në foto dhe videon e mëposhtme, institucioni që duhet të jetë tempulli i demokracisë është shndërruar sonte, si një burg i sigurisë së lartë në diktaturat komuniste.
Është hera e parë pas afro tre dekadash, që Parlamenti rrethohet me tela me gjemba.
Ky veprim ka sjellë edhe reagimin e nënkryetarit të PD, Edi Paloka.
“A mund të konsiderohet më institucion i përfaqësimit të popullit, një Parlament që rrethohet me tela me gjemba nga frika e popullit?!”, shtron pyetjen z. Paloka.
Tela me gjemba në Parlament on Vidnews.