Freskohet moti, rikthehen reshjet! Çfare pritet 5 ditët në vijim sipas SHMU (Tabela)

8031
0

Sipas parashikimeve të SHMU, për javën që presim: vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Si pasojë e tërheqes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depertimit të masave ajrore të freskëkta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës (pra kalim Fronti).

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpasherëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrengatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vëndin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Përveç stabilitetit atmosferik dhe orëve të plota me diell, presim edhe një rritje graduale të temperaturave.
Era pritet të jetë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male kryesisht ditën e hënë në mesditë era fiton shpejtësi 12-16m/sek duke bërë që valëzimi në detet të jet i forcës 1-3 ballë.