Fqinja e shokuar vë duart në kokë, shqiptari i merr jetën gruas diten e sotme, detaje

181
0

Fqinjët e familjes Uruçi janë tronditur nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Itali.

Mesditën e një dite më parë, Xhafer Uruçi, 70 vjeç ka vrarë me thikë, bashkëshorten e tij, Zenepe Uruçi, 65 vjeçe në zonën e quajtur Borgo Rivo në Terni të Italisë.

Xhafer Uruçi mësohet se e ka vrarë gruan në shtëpinë e tyre.

Pak para se të ndodhte ky krim i rëndë, gruaja Zenepe Uruçi i kishte kërkuar ndihmë djalit të saj, duke i nisur një mesazh zanor në Whatsapp: “Babai yt po më vret”.

Pas kësaj, djali kishte marrë në telefon babanë, i cili i ishte përgjigjur djalit të vet: Çfarë po bëj, po bëj një rrëmujë të madhe.

Djali ishte munduar të lidhej me nënën e tij, por nuk ishte bërë e mundur, më pas kishte marrë në telefon një fqinje dhe policinë.

Kur kanë shkuar në banesën e familjes Uruçi, gruaja kishte vdekur, ndërsa është arrestuar autori.