FOTOT/ Drama e emigrantëve, i mituri futet në kroskot për të kaluar kufirin

844
0

Policët spanjollë kanë arrestuar një shofer maroken pasi zbuluan një 12-vjeçar afrikan të fshehur në kroskotin e makinës së tij

I riu mendohet të jetë nga Guinea, ishte fshehur në pjesën e parme të mjetit, mes telave dhe pajisjeve, dhe u zbulua nga rrahjet e zemrës, pas përdorimit të një detektori special.

Një oficer tha se djaloshi ishte në një hapësirë aq të vogël mes motorit dhe sediljes së pasagjerit në mjetin BMV X5. Kur u nxorr 12-vjeçari ishte i çorientuar dhe kishte probleme me frymëmarrjen, ai ishte mpirë për shkak të pozicionit që i duhej të mbante, dhe iu dha ndihmë mjekësore në vend. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare mes Marokut dhe enklavës afrikano-veriore spanjolle të Melillas, në Beni Enzar.