Fotografja shqiptare ne Amerike tregon ku është ndryshimi ne punen e saj mes Shqiperise dhe Amerikes

230
0

Fotografja e mirënjohur Anjeza Dyrmishi shprehet se pas 2 viteve ne SHBA, e merr malli për klientët shqiptare, sidomos ata që i ka edhe miq. Ajo është e gatshme të punojë edhe falas për ta, veç për t’i takuar.

Gjithsesi Anjeza rrefen se investimi në punën e saj është i njëjtë në Amerikë dhe Shqipëri, por shpërblimi disa herë me i madh.

“Profesioni i fotografit shpenzimet i ka njësoj, si të jetosh në Shqipëri si të jetosh në Amerikë. Unë pajisjet çdo gjë e kam pas blerë në Amerikë, por vlerësimin monetar që kisha për punën time ishte shumë e vogël në Shqipëri. Këtu punon me çmimet e Amerikës dhe investimin e ke në Shqipëri. Gjëja që ka më shumë vlerë në të gjithë punën time është kontaktet që kam me njerëzit. Për klientët më merr shumë malli, sepse i kam bërë miq më mbrapa. Ndonjëherë më vjen të shkojë të punojë pa pagesë”- u shpreh ajo.

Dyrmishi, mes tjerash u shpreh se nuk e ka pasur kurrë “ëndrrën amerikane”. Ajo rrëfen se kishte shkuar një herë si turiste, por insistimi i një avokati i kishte bërë që gjatë pandemisë të merrte vendimin për të lënë Shqipërinë.

Ajo tregon mes tjerash se falë mbështetjes që Amerika u jep artisteve, mori përgjigje pozitive vetëm 2 javë pas aplikimit.