FOTO/ Paralajmëron ambasada: Nuk mund të jetoni në SHBA me …

780
0

Duke parë numrin në rritje të shqiptarëve që aplikojnë për viza turistike për në SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë ka vendosur të bëjë një paralajmërim.

Me një postim në faqen e Facebook, Ambasada e SHBA paralajmëron të gjithë qytetarët se me viza turistike nuk mund të jetohet në Amerikë.

Sipas Ambasadës, këto viza janë vetëm për udhëtime të shkurtra, si vizita tek familjarët apo për turizëm.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Facebook:

 ‘Vizat turistike duhet të përdoren për udhëtime të shkurtra në Shtetet e Bashkuara – si vizitat tek familjarët apo turizëm. Kjo kategori vize nuk është për të punuar, ndjekur shkollën apo për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që jeni duke ndjekur rregullat e vizës kur jeni duke udhëtuar në SHBA!’, shkruan Ambasada e SHBA-ve .

Image