Foto e vajzes afgane me sy të gjelbër u perhap ne te gjithe boten, ja si ka ndryshuar dhe cfare ka ndodhur sot me te

186
0

Italia ka shpëtuar shtetasen afgane Sharbat Gula, e njohur si “vajza me sy të gjelbër”. Në vitin 1985, falë fotografisë së Steve Mc Curry, i cili vitin e kaluar e kishte portretizuar atë shumë të vogël në një kamp refugjatësh në Peshawar për kopertinën e revistës National Geographic, Sharbat Gula fitoi famë botërore, deri në atë pikë sa simbolizonte peripecitë dhe konfliktet të fazës së historisë nëpër të cilën po kalonin Afganistani dhe populli i tij.

Tani, Palazzo Chigi ka njoftuar se ka mbërritur në Romë. Presidenca e Këshillit “ka nxitur dhe organizuar transferimin e tyre në Itali, në kontekstin e programit për evakuimin e qytetarëve afganë dhe planit të qeverisë për pritjen dhe integrimin e tyre”.