Shkurte Fejza, është një prej këngëtareve më të njohura të estradës shqiptare. Bashkëshorti i saj prej 37 vitesh është Hajrush Behluli.
Hajrushi dhe Shkurte Fejza janë nga i njëjti fashat dhe duket se kjo ka bërë që të kuptohen në mënyrën më të mirë dhe të jetojnë në harmoni.
![](https://gatuajshendetshem.com/wp-content/uploads/2022/07/shkurte.fejza_183851989_786383708914527_1077046104030147917_n-768x768-1.jpg)
Bashkëshorti është bërë mbështetja më e madhe gjatë karrierës së këngëtares, e madje e ka marrë edhe në menaxhim bashkëshorten e tij.
Ata kanë 4 fëmijë bashkë. Këngëtarja shpesh herë publikon portrete familjare në profilet e saj në rrjetet sociale. Pak kohë më parë ajo ka publikuar edhe një foto me Hajrushin në vitet e rinisë.
![](https://gatuajshendetshem.com/wp-content/uploads/2022/07/shkurte.fejza_168751522_103128258510479_1839097468292702320_n-768x634-1.jpg)
“I kam katër fëmijë. I pari është djali, të cilit ia kam vënë emrin nga rrënjët tona, Arbër.
E dyta është vajza, e cila e ka emrin nga rrushi ynë, Gresa. I treti lidhet me besën, pra quhet Besiana dhe fëmija i katërt e mban emrin e diçkaje që po agon, pra Agnesa. Secili nga këta emra ka kuptim dhe simbolikë në kohën kur kanë lindur.Jam e lumtur dhe jetoj në harmoni me ta. Të gjithë këta janë pasuria ime më e madhe”, ka thënë ajo.
![](https://gatuajshendetshem.com/wp-content/uploads/2022/07/shkurte.fejza_235765092_3024122961204344_3351793571654299329_n-1-768x576-1.jpg)