“Foto e ditës!” Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në krahë të Donald Trump dhe bashkëshortes së tij

653
0

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Rama është takuar me Presidentin Donald Trump.

“Foto e ditës!”, shkruan Edi Rama teksa publikon një fotografi ku shihet në krahë të Donald Trump,

i shoqëruar nga e shoqja Linda Rama dhe bashkëshortja e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump.

Si Rama dhe Trump shihen të veshur me kostume blu të errët, ndërsa dy zonjat e tyre duken mjaft elegante të veshura me të zeza.

Rama ndodhet në SHBA prej dy ditësh, në një vizitë zyrtare të tij.