Foshnja qante pa pushim dhe asgje nuk e qetesonte. Kur i hoqen corapen e kuptuan arsyen pse!

599
0

Scott Walker, një baba nga Wichita, Kansas, tregon pervojen e tmerrshme te vajzes se tij 4 muajshe ,Molly.

E gjithë kjo ndodhi një ditë kur familja po hante drekë në një restorant kur Molly ishte e hutuar dhe “shumë e mërzitur”.

Ata u përpoqën ta qetësonin ashtu siç bënin zakonisht, por asgjë nuk funksionoi.

Jessica hoqi çorapët e saj për ta ndihmuar atë të qetësohej,pasi iu ngrit temperatura.

Ajo vuri re se gishti i foshnjës së saj ishte i kuqërremtë dhe kur e pa nga afër, rreth gishtit ishte mbeshtjelle nje fije floku, aq ngushtë saqë po kufizonte rrjedhjen e gjakut.

Jessica,e cila ishte infermiere, hoqi shpejt fijen e flokut duke përdorur nje piskatore dhe një xham zmadhues,por tashme kjo fije i kishte shpuar lëkurën.

Kur një fëmijë qan apo shqetësohet, mund të jetë për shkak të arsyeve të shumta dhe shumë prindër nuk mendojnë të kontrollojnë gishtat e fëmijës.

Megjithatë, kjo është diçka që ju duhet të mbani në mend sepse pasojat mund të jenë shkatërruese.

Scott dhe Jessica Walker kishin gjithashtu një vajzë me te madhe, Mya, e cila ishte tre vjeç.

Të dyja Mya dhe Molly kanë lindur para kohe, tre javë më herët.

Molly u përball me komplikacione të tjera dhe u mbajt në spital për tre javë pas lindjes.

Molly po behej mire, derisa kërcënimi i flokut na trembi. Megjithëse flokët u hoqën ne kohe dhe nuk pati ndonjë dëm të përhershëm, ky problem ndodh shumë shpesh dhe fëmijët e tjerë nuk mund të jenë aq me fat.

Quhet “sindromi i flokëve”, që në thelb do të thotë se flokët janë mbështjellë aq fort përreth, dhe kjo rezulton në dëmtim.

Në të vërtetë nuk është e vështirë që flokët të përfundojnë rreth gishtit si kjo. Nëpërmjet lëvizjes së vazhdueshme të fëmijës, flokët mund të mblidhen rreth një gishti, nepermjet cdo levizjeje që bën fëmija.

Scott Walker publikoi fotografinë 45 minuta pasi Jessica hoqi flokët dhe e përdori ate për të paralajmëruar çdo prind per kete lloj rreziku. Postimi i tij në Facebook mblodhi mbi 44,000 pëlqime dhe 35,000 shperndarje.

Një mësim i rëndësishëm që çdo prind duhet të mësojë është t’i kushtojë gjithmonë vëmendje një fëmije qe qan dhe qe eshte i shqetesuar.

/©gatuajshendetshem.com
përktheu j.memeli/