Foshnja e Lindur Para Kohe u Vendos Pranë Motrës së Saj Binjake dhe Një Mrekulli Ndodhi!

Vetëm një përqafim mjaftoi për të ndryshuar gjithë rrjedhën e mjekësisë!

Disa nga zbulimet më të mëdha mjekësore kanë ndodhur kur dikush ka vendosur të ndërmarrë një rrezik të madh dhe të bëjë diçka ndryshe. Kështu mund të mësojmë diçka më shumë për veten tonë dhe atë që trupi ynë është në gjendje të bëjë.

 

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se përqafimi dhe dashuria e dikujt mund të të qetësojë dhe madje edhe të të shërojë emocionalisht, por kjo fuqi është nënvlerësuar nga mjekësia kur është fjala për shërimin fizik.. deri në vitin 1995.

Paul Jackson ishte entuziast kur binjakët e tij lindën, edhe pse ato erdhën në jetë 12 javë të parakohshme dhe peshonin nga 2 kilogramë.

Në vitin 2013, duke folur për CNN, ai zbuloi se mjekët i kishin thënë atij se pritshmëria e mbijetesës së vajzave të tij ishte shumë e ulët.

Babai i vajzave

Binjaket, Brielle dhe Kyrie mbetën në kujdes intensiv neonatal për 3 javë dhe gjatë asaj kohe, Brielle gradualisht u përkeqësua. Ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe një rrahje të përshpejtuar të zemrës.

Një nga infermieret, Gayle Kasparian, doli me një ide të pazakontë. Pasi kërkoi leje nga prindërit e binjakeve, ajo e vuri Kyrie në të njëjtën inkubator me të motrën që po luftonte për jetën.

Ideja ishte të fillonte një lloj terapie lëkurë më lëkurë, një metodë që tashmë nuk njihej edhe aq mirë deri në atë kohë për të trajtuar foshnjat e parakohshme.

Binjakja Kyrie duket se e ndjeu se motra e saj kishte nevojë për të dhe ajo e vuri dorën tek Brielle, një gjest që në atë kohë u përshkrua nga media si “Përqafimi shpëtimtar” ose fjalë për fjalë një Përqafim Mrekulli.

 

Rezultati ishte pothuajse i menjëhershëm.

Zemra e Brielle filloi të stabilizohej dhe frymëmarrja e saj u intensifikua. Infermierja Kasparian deklaroi:

“Kur vendosa Brielle pranë motrës së saj, ishte fantastike. Ajo u qetësua menjëherë. Rrahjet e saj të zemrës u stabilizuan dhe madje ngjyra e lëkurës së saj ndryshoi.”

Sot binjaket janë rritur dhe janë shumë mirë.

Nuk duket të ketë asnjë shenjë nga fillimi i tyre i vështirë në këtë botë.

Në ato vite, foshnjet binjakë zakonisht mbaheshin të ndarë kur ishin të sëmurë sepse mjekët nuk donin që ata të infektoheshin nga njëri-tjetri dhe të përkeqësonin gjendjen e përgjithshme të shëndetit.

Megjithatë, ajo që ndodhi me Kyrie dhe Brielle ishte historike dhe mjaftoi ai moment për të ndryshuar perspektivën mjekësore.

- Advertisement -

Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim. Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica...

Autostradat ndriçojnë në errësirë, ky shtet përdor bojë fluoreshente për vijat ndarëse në rrugë

Kompania australiane Tarmac Linemarking ka postuar në Facebook një video të një rruge me sinjalistikë horizontale që mund të ndriçohet në errësirë. Gati 10,000...

Këto janë 5 vendet më të rrezikshme në tokë, mund të mos ktheheni të gjallë nëse shkoni

Bota është e mbushur me peizazhe mahnitëse, por disa prej tyre mbajnë kushte kaq ekstreme sa mbijetesa bëhet pothuajse e pamundur. Nga temperaturat e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.