Foshnja 8-ditëshe ndërron jetë pas puthjes së të afërmit/ nënat nuk duhet të kenë turp t’jua ndalojnë njerëzve këtë gjë

891
0

Më shumë sesa qenië të pavarura në këtë botë, foshnjet janë “zgjatim” i nënës pa të cilën nuk jetojnë dot! Foshnja nuk shkëputet nga kjo e fundit kur i pritet kordoni i kërthizës, por pas muajve të tërë ushqyerje me gji e forcimit të imunitetit. Të sapolindurit kanë një sistem imunitar të dobët dhe antikorpet i marrin pikërisht nga qumështi i gjirit !
Ata janë më të prirur të preken nga viruset e bakteret që qarkullojnë në ajër apo njerëzit që i mbartin, ndaj kërkohet një kujdes shumë i madh nëse je në kontakt me një foshnje të porsalindur.
Virusi më i rrezikshëm që mund të merret nga puthja e fëmijëve të vegjël është herpesi dhe mjekët e cilësojnë këtë infeksion të marrë si “puthja e vdekjes” pasi foshnja nuk e mposht dot atë virus që për të rriturin është mëse normal .Historia e dhimbshme vjen nga një nënë amerikane, e cila humbi të bijën vetëm 8 ditësh për shkak të një puthjeje. Rreth 14 mijë fëmijë vdesin çdo vit për shkak të këtij virusi.

Ndonëse për nënën e re shtatzënia nuk ishte e planifikuar, ajo shprehet se ishte mëse e lumtur për atë fëmijë që do të sillte në jetë! Shtatzënia ishte e vështirë, foshnja lindi para kohe për të qenë në këtë jetë vetëm për tetë ditë.

“Isha shumë e frikësuar, por ndihesha shumë e lumtur për atë krijesë që solla në jetë. Bërtita kur e pashë dhe e dëgjova zërin e saj. Sa shumë dashuri përjetova kur e mora në krahë. Peshonte 3.6 kg dhe ishte e bukur”.
Nëna tha se fëmija, në ditët e para të jetës, shpesh mbahej në krahë nga të afërmit dhe të miqtë, por pastaj ndodhi e paimagjinueshmja.
“Para se të sëmurej, nuk më interesonte nëse dikush e mbante, por nuk doja që të gjithë ta puthnin. Sinqerisht, si një nënë e re unë isha e shqetësuar për gjithçka, por nuk e imagjinoja që një fëmijë mund të merrte herpes”.
Foshnja, një ditë pas lindjes së saj, filloi të shfaqte probleme shëndetësore.
Pas 36 orëve të lindjes filloi të përjetonte simptoma që përfshinin mungesë energjie, oreks dhe sheqer të ulët të gjakut. Pas ditë së dytë foshnja duhej të transportohej në një spital tjetër për të marrë një shërbim më të specializuar.
Vajza filloi të kishte rritje të lëngjeve në mushkëritë e saj. Truri dhe mushkëritë ishin aq të fryra saqë venat në gjoks ishin të dukshme.
Ajo kishte marrë herpes nga dikush që e kishte puthur, por tek të porsalindurit kjo sëmundje bëhet vdekjeprurëse.