Formacionet zyrtare Francë-Shqipëri/ Reja befason në minutat e fundit

1252
0

Pas pak në ‘Stade De France’ do të nisë ndeshja eliminatore e Europianit ‘Euro 2020’ mes Francës dhe Shqiërisë, ndërsa ndërkohë trajnerët e dy skuadrave kanë përzgjedhur formacionet me të cilët do të zbresin në fushë. Tekniku i kuqezinjte, Edy Reja, vijon me skemën 3-5-2, por në ndryshim nga ndeshjet e mëprashme vihen re ndryshime thelbësore në mesfushë.

Qendrën e këtij reparti do ta përbëjnë futbollistët Ylber Ramadani, Amir Abrashi dhe Keidi Bare, ndërkohë nga krahët Hysaj do të luajë në të djathtë, ndërsa Roshi në të majtë. Ky i fundit nuk pritej të niste nga fillimi, por mesa duket trajneri Reja ka ndryshuar mendje duke i dhënë përparësi fierakut para Lenjanit. Qendra e mbrojtjes do të jetë e përbërë nga Mavraj, Gjimshiti dhe Ismajli, ndërsa në sulm Bekim Balaj do të mbështet nga Myrto Uzuni.