‘Fluturon’ Paundi britanik, cfarë ndodhi me Dollarin dhe Euron në kursin e këmbimit ditën e sotme!

68
0

Paundi britanik ka rikuperuar sërish pikë këtë të martë duke e nisur këtë muaj pozitivisht teksa blihet sot me 135.8 lekë dhe shitet me 137.2 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane ka rikuperuar pikë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 118 lekë dhe është shitur me 119 lekë krahasuar me ditën e hënë.

Monedha europiane ndërkaq mbetet relativisht e qëndrueshme por e fortë në raport me javën e shkuar duke e nisur javën në blerje me 117.5 lekë dhe në shitje me 118.1 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj në kuota negative teksa ka humbur pikë ën raport me dje duke u blerë sot me 118.1 lekë dhe duke u shitur me 119 lekë.