Fluturon cmimi i naftes, Bordi vendos ÇMIMET e reja

1420
0

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve në vend. Nafta do të shitet me 248 Lekë/litër nga 239 Lekë që është aktualisht.

Benzina do të shitet me 201 Lekë/litër, nga 205 Lekë/litër. Ndërsa gazi do të shitet me 79 Lekë/litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi sot në orën 18:00.

“Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet  në bursën Platz të Mesdheut për gazoilin dhe benzinën, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të Dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. Situata që po kalojmë nuk është e zakonshme, ndaj dhe vendimet që marrim vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Bordit.

Bordi i Transparencës paralajmëron pikat e karburanteve që të respektojnë çmimet e caktuara, pasi në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.