Dy ditë pasi vendet e OPEC vendosën të ulin me 2 milionë fuçi në ditë prodhimin e naftës, Bordi i Transparencës ka publikuar çmimiet e reja të karburanteve, duke rritur atë të naftës dhe të benzinës, nga publikimi i fundit.
Çmimet e reja të karburanteve
Nafta: 245 lekë/litri me pakicë, 233 lekë/litri me shumicë.
Benzina: 204 lekë/litri me pakicë, 192 lekë/litri me shumicë.
Gazi: 78 lekë/litri me pakicë, 66 lekë/litri me shumicë.
“Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 7 Tetor 2022, kemi ndryshime të ndjeshme të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, pasi rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është rritur ndjeshëm konkretisht ne 896 (kemi një rritje me +66 nga mbledhja e fundit e datës 01.10. 2022), $/ Ton. Gjithashtu dhe çmimi i Gazoilit/Diesel është rritur ne mënyrë të ndjeshme në1162 (kemi një rritje me +183 nga data 01.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje te lehte 118.91 (- 0.43 nga data 01.10.2022). Kursi i këmbimit të doganës 118.85 ( + 1.59 nga muaji Shtator). Për gazin e lëngshëm, nuk kemi ndryshim nga ai i mbledhjes së fundit”
Bordi i Transparencës
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.
Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.
Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.
Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.